Moti sot dhe dy ditët në vijmë në Shqipëri, nga e enjtja rrebeshe shiu

Moti sot dhe dy ditët në vijmë në Shqipëri, nga e enjtja rrebeshe shiu

Dita e hënë në vendin tonë do të nisë me mot të kthjelltë, në mesditë pritet zhvillim të vranësirave duke u pasuar me reshje shiu të karakterit lokal përgjatë relieveve malore në veriperëndim dhe qendër të vendit. Temperaturat për ditën e sotme do të lëvizin prej 18 deri në 25 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të perëndim-jugperëndimit.

Moti për ditën e martë do të mbizotëroj i kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin nga 16 deri në 26 °C.

E mërkurë do të nisë me mot të kthjellët, pasdite e kryesisht në mbrëmje shtim vranësirash dhe reshje të dendura shiu. /Motilokal.com