Është vetëm katër vjeç, por nuk ka frikë nga gjerat e rrëzikshme. Braziliani Joao Vikor ka mësuar se si të bëj sërf në valë dhe mund të konsiderohet fare mirë si talenti më i ri në botën e sërfit.
Joao Vitor, nga Guaruja, Brazil, një qytet bregdetar 55 milje larg nga Sao Paulo, u frymëzua që të merret me surfimin pasi pa babanë e tij dhe motrën e madhe të merrnin pjesë në aktivitet çdo ditë.
Nëna e tij, Camilla Chuque Braga, një amvise 39-vjeçare, tha: 'Ai filloi shkollën e notit kur ishte shtatë muajsh.
Çifti ishin në shok se sa shpejt djali i tyre kishte zotëruar teknikën e ngritjes në këmbë, diçka me të cilën luftojnë njerëzit shumë më të vjetër se ai.
Camilla vazhdoi: 'Kur ai u ngrit herën e parë unë dhe burri im, që po e ndihmonim, nuk e besuam sepse ai ishte vetëm një foshnjë.
'Ai e do detin, si për surfim ashtu edhe për not. Ai është gjithmonë i lumtur. '/Motilokal.com