Shkencëtarët identifikojnë molekulën natyrale që bllokon COVID-19

Shkencëtarët identifikojnë molekulën natyrale që bllokon COVID-19

Është identifikuar një molekulë me origjinë natyrore e aftë të bllokojë specifikisht virusin SarsCoV2.

Kjo molekulë quhet “quercetin”, e cila gjendet në perime të zakonshme si kaperi, qepa e kuqe, rrepa dhe është në gjendje të destabilizojë një nga proteinat themelore për replikimin e virusit.

Kjo demonstrohet nga testet in vitro dhe simulimet kompjuterike në një studim të kryer nga Instituti i Nanoteknologjisë i Këshillit Kombëtar të Kërkimit (Cnr-Nanotec) të Cosenza me një grup studiuesish nga Zaragoza dhe Madrid. Rezultatet, të botuara në Revistën Ndërkombëtare të Makromolekulave Biologjike, mund të hapin rrugën për zhvillimin e barnave të reja antivirale specifike për Covid-19.

Quercetina, në fakt, mund të modifikohet lehtësisht për të zhvilluar një molekulë sinteze edhe më të fuqishme, falë madhësisë së vogël dhe grupeve të veçanta funksionale të pranishme në strukturën e saj kimike.

"Testet in vitro kanë treguar se quercetina është më aktive nga 150 molekula kandidate. Simulimet tona kompjuterike, thotë Bruno Rizzuti nga Cnr, kanë treguar më pas që quercetina lidhet saktësisht me vendin aktiv të proteinës 3CLpro, duke e parandaluar atë që të performojë si duhet funksionin e saj”.

Për momentin "kjo molekulë, ende e paoptimizuar, është tashmë në të njëjtin nivel me antiviralët më të mirë të disponueshëm kundër koronavirusit, asnjëra prej të cilave, megjithatë, nuk janë miratuar si ilaç.

Quercetin ka një numër të vetive origjinale dhe interesante nga pikëpamja farmakologjike dhe është e njohur për veti anti-oksiduese, anti-inflamatore, anti-alergjike./Motilokal.com