Shijoni pushimet, në Shqipëri vijojnë ditët me diell dhe nxehtë

Shijoni pushimet, në Shqipëri vijojnë ditët me diell dhe nxehtë

Vendi ynë vazhdon të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike me mot kryesisht i kthjellët e me diell, ndërsa me vranësira kalimtare në relievet malore.

Sot në Shqipëri do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të luhatën nga 20 deri në 30 °C.

E marta do të jetë me mot pothuajse të kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 21 deri në 31 °C.

Dita e mërkurë do të mbajë mot të nxehtë, të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të sillen prej 24 deri në 32 °C. /Motilokal.com