Mot me diell dhe i ngrohtë gjatë kësaj jave në Kosovë

Mot me diell dhe i ngrohtë gjatë kësaj jave në Kosovë

Kosova vazhdon të jetë nën ndikimin e fushave të presionit të lartë, e rrymave të ngrohta ajrore nga Mesdheu, që kushtëzojnë mot me kthjellime dhe diell.

E hëna do të mbajë mot të nxehtë, të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 28 °C.

Dita e martë do të jetë me mot pjesërisht me re gjatë orëve të para të ditës, ndërsa pasdite me mot pothuajse të kthjellët. Temperaturat do të luhatën prej 16 deri në 24 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot të nxehtë, të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të sillen nga 14 deri në 27 °C. /Motilokal.com