Moti në ditët në vijmë në Kosovë me diell, nga e enjtja reshje shiu dhe rënie të temperaturave

Moti në ditët në vijmë në Kosovë me diell, nga e enjtja reshje shiu dhe rënie të temperaturave

Parashikimi i motit në Kosovë, do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të rritur atmosferik, në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat për ditën e sotme do të lëvizin prej 14 deri në 23 °C. Era do të fryjë 4 m/s në drejtim të perëndim-jugperëndimit.

Dita e marte do të ketë mot pothuajse të kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin nga 14 deri në 23 °C.

E mërkura do të mbajë mot të kthjellët. Temperaturat pritet të lëvizin nga 13 deri në 24 °C.

Ndërsa nga dita e enjte pritet të ketë reshje shiu dhe ulje të temperaturave. /Motilokal.com