Vijojnë temperaturat verore në Shqipëri dhe Kosovë

Vijojnë temperaturat verore në Shqipëri dhe Kosovë

Vendi ynë vazhdon të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike me mot kryesisht i kthjellët e me diell, ndërsa me vranësira kalimtare në relievet malore.

Sot në Shqipëri do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të luhatën nga 20 deri në 30 °C.

E marta do të jetë me mot pothuajse të kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 21 deri në 31 °C.

Dita e mërkurë do të mbajë mot të nxehtë, të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të sillen prej 24 deri në 32 °C.

Edhe Kosova vazhdon të jetë nën ndikimin e fushave të presionit të lartë, e rrymave të ngrohta ajrore nga Mesdheu, që kushtëzojnë mot me kthjellime dhe diell.

E hëna do të mbajë mot të nxehtë, të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 28 °C.

Dita e martë do të jetë me mot pjesërisht me re gjatë orëve të para të ditës, ndërsa pasdite me mot pothuajse të kthjellët. Temperaturat do të luhatën prej 16 deri në 24 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot të nxehtë, të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të sillen nga 14 deri në 27 °C. /Motilokal.comFoto: @_carpe__diem_18