
I nxehti ka prekur rekordin e shekullit këto ditë në Kaliforni, duke ushqyer qindra vatra zjarri që kërcënojnë edhe zona të banuara.
Të dielën shteti perëndimor i SHBA-ve ka përjetuar edhe një tjetër rekord, që përafron me shkretëtirën e Saharasë. Në Woodland Hills, autoritetet amerikane kanë regjistruar pikun më të lartë të temperaturës së regjistruar ndonjëherë në atë shtet, 49.4 gradë celsius.
Një temperaturë e tillë është krejtësisht e pazakontë për Shtatorin pasi rekordi i kaluar ishte shënuar në Korrik të 2006-s me 48.3 gradë Celcius.
Banorët e Los Angeles-it u dyndën plazheve për t’i shpëtuar sadopak të nxehtit.
Ndërsa për shkak të temperatura të jashtëzakonshme ka shtyrë autoritetet t’i kërkojnë banorëve të kursejnë energjinë elektrike, nga ora 15 deri në 22.
Sipas autoritetve të Kalifornisë mbi 1000 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në të gjithë shtetin federal prej 15 Gushtit e që i kanë marrë jetën disa personave pranë zonave të banuara. Vatra më e fuqishme është ajo e ditëve të fundit në El Dorado, që kanë djegur gati 3000 hektarë pyje. Zjarri mendohet të jetë shkaktuar nga një grup të rinjsh që festonin me fishekzjarr./Motilokal.com