Vlorë/ Zjarr në fshatin Poro, merr flakë një sipërfaqe me pemë

Vlorë/ Zjarr në fshatin Poro, merr flakë një sipërfaqe me pemë

Pas zjarreve në zonën e Ravenës, në Karaburun, një tjetër vatër zjarri është regjistruar sot në fshatin Poro të Vlorës, duke djegur një sipërfaqe të madhe me pemë e shkurre.

Zjarri vazhdon prej disa orësh dhe sipërfaqja e djegur sa vjen e zgjerohet. Në vend kanë shkuar disa zjarrfikëse dhe po ndihmojnë edhe banorët por shuarja e flakëve është e vështirë.


Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli në një status në Facebook ka bërë thirrje për mos djegien e pyjeve, dukuritë natyrore nuk kemi mundësi t'i kontrollojmë, të paktën të bëhemi njerëz të përgjegjshëm.

“Ngjarja e djeshme në zonën e Ravenës, në Karaburun, është përsëritur sot ne fshatin Poro. Zjarrfikësit vazhdojnë të jenë aty, mes flakëve, të pa favorizuar edhe nga era. Por nëse dukuritë natyrore nuk kemi mundësi t'i kontrollojmë, të paktën të bëhemi njerëz të përgjegjshëm”, ka shkruar Leli.

Ndërsa në orët e para të mbrëmjes një zjarr ka përfshirë edhe Orikumin./Motilokal.com