![Zjarret e tërbuar djegin Kaliforninë [Foto]](https://motilokal.com/storage/app/uploads/public/5f5/731/443/thumb_3849_650_365_0_0_crop.jpg)
Kalifornia po përjeton verën më të nxehtë ndonjherë, duke regjistruar temperaturat në rekord 49 Celsius (120 Fahrenheit) të dielën në Woodland Hills, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Motit.
Me kushtet e nxehta dhe të thata, Kalifornia ka regjistruar një sezon zjarresh këtë vit, me më shumë se 1.6 milion hektarë të shkatërruara në historinë e shtetit.
Më shumë se 500 zjarrfikës dhe katër helikopterë po luftojnë me flakët në El Dorado në lindje të San Bernardino, që filloi të Shtunën në mëngjes, tha Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes të Kalifornisë.
Zyrtarët kanë fajësuar një aheng familjar që festuan me fishekzjarre lindjen e djalit në El Dorado.
Në Kaliforninë veriore, më shumë se 200 njerëz u transferuan me helikopterë ushtarakë gjatë fundjavës pasi një zjarr i shpejtë i bllokoi pranë rezervuarit të Pishinës Mammoth në verilindje të Fresno.
Në Creek Fire, një zjarr filloi të premten duke shkaktërruar deri në 73,000 hektarë, sipas Shërbimit Pyjor të SHBA, duke e bërë atë një nga më të mëdhenjtë.
Më shumë se 800 zjarrfikës po luftonin me flakën.
Një zjarr tjetër që u përhap me shpejtësi afër San Diego, Valley Fire, ka shkatërruar deri më tani mbi 10,000 hektarë.
Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom shpalli të dielën një gjendje të jashtëzakonshme për pesë qarqet e prekura nga zjarret e Creek, El Dorado dhe Valley.
"Zjarret kanë djegur dhjetëra mijëra hektarë, kanë shkatërruar shtëpi dhe kanë shkaktuar evakuimin e mijëra banorëve", tha zyra e guvernatorit.
Temperaturat rekord gjatë fundjavës tre-ditore kanë ndikuar në përhapjen e zjarreve në Kilforni./Motilokal.com