Zbulohet sistemi planetar i deformuar

Zbulohet sistemi planetar i deformuar

Është vëzhguar për herë të parë reja e parë planetare e deformuar. Deri më sot mendohej se retë planetare apo disqet e tyre, të krijuara nga gazra, pluhura dhe elementë kimikë kozmikë, të ishin të sheshta. Sistemi ilustrohet në studimin e botuar në revistën Science nga grupi ndërkombëtar i koordinuar nga astrofizikani Stefan Kraus, i Universitetit Britanik të Exeter.

Sistemi quhet GW Orionis dhe ndodhet pak më shumë se 1,300 vjet drite larg nga Sistemi Diellor, në konstelacionin e Orionit. Sisitemi GW Orionis është arritur të vëzhgohet me anë të instrumentit Sphere të Very Large Telescope të Agjencisë Evropiane Hapësinore, në bashkëpunim me teleskopët Alma, një bashkëpunim ndërkombëtar, që përbëhet nga 66 radioteleskopë të vendosur në 5000 metra lartësi në shkretëtirën e Atacamës në Kili.

Në këtë sistem të çuditshëm të yjeve të trefishtë, autorët e studimit vëzhguan, në veçanti, një disk të formimit planetar të deformuar në mënyrë të pazakontë nga lëvizjet e tre yjeve, me një unazë të gabuar, e cila përmban pluhur me një masë 30 herë më të madhe se të Tokës. Kjo e fundit, e mjaftueshme për të krijuar dhe formuar planet të tjerë te rinj.

“Imazhet tona - shpjegoi Kraus - zbulojnë një rast ekstrem në të cilin disku nuk është aspak i sheshtë, por është i deformuar dhe ka një unazë të gabuar që është shkëputur nga vetë disku. Veçanërisht instrumenti Sphere - specifikoi astrofizikanti - na lejoi të shohim për herë të parë hijen që projekton unaza në pjesën tjetër të diskut ".

Pas këtij zbulimi, shkencëtarët kanë hedhur hipotezën se planetët që ndodhen jashtë sistemit diellor, mund të jenë të krijuar nga disqe prej gazrash dhe pluhurash kozmikë me forma të çuditshme dhe të ndryshme, përreth sisteme yjorë të shumëfishtë./Motilokal.com