Keni bërë plane për fundjavë? Mësoni si do të jetë koha në Shqipëri

Keni bërë plane për fundjavë? Mësoni si do të jetë koha në Shqipëri

Vendi ynë vazhdon të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike me mot kryesisht të kthjellët e me diell, ndërsa me vranësira kalimtare në relievet malore.

Sipas parashikimit të Motilokal.com dita e premte do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 18 deri në 32 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot të ngrohtë, të kthjellët dhe me diell në orët e para të ditës, ndërsa pasdite me mot pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 19 deri në 31 °C.

Edhe e diela do të mbajë mot të ngrohtë, të kthjellët dhe me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 22 deri në 32 °C./Motilokal.com