Njihuni më parë me parashikimin e motit për sot dhe fundjavë në Shqipëri dhe Kosovë

Njihuni më parë me parashikimin e motit për sot dhe fundjavë në Shqipëri dhe Kosovë

Vendi ynë vazhdon të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike me mot kryesisht të kthjellët e me diell, ndërsa me vranësira kalimtare në relievet malore.

Sipas parashikimit të Motilokal.com dita e premte do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 18 deri në 32 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot të ngrohtë, të kthjellët dhe me diell në orët e para të ditës, ndërsa pasdite me mot pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 19 deri në 31 °C.

 Edhe e diela do të mbajë mot të ngrohtë, të kthjellët dhe me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 22 deri në 32 °C.

Ndërsa edhe në Kosovë vazhdon të mbajë mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell. Ndërsa gjatë viseve malore priten vranësira dhe me mundësi pë reshje shiu.

Sot në Kosovë do të mbajë mot i kthjellët dhe me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 15 deri në 26 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot të ngrohtë, të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 27 °C.

 E diela do të mbajë mot të nxehtë të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të luhaten nga 15 deri në 27 °C./Motilokal.com