Ditëve të nxehta po iu vjen fundi: Vjeshta po troket në Kosovë

Ditëve të nxehta po iu vjen fundi: Vjeshta po troket në Kosovë

Kosova vazhdon të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që kushtëzojnë mot me kthjellime dhe diell edhe ditëve të para të javës. Ndërsa nga e enjtja një fron i ftohtë nga Evropa qendrore pritet të depërtojë mbi Kosovë, duke sjellë reshje shiu të shoqëruara me bubullimë.

E hëna do të mbajë mot të nxehtë, të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 15 deri në 27 °C.

Dita e martë do të jetë me mot të ngrohtë, të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të luhatën prej 16 deri në 26 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pothuajse të kthjellët. Temperaturat do të sillen nga 15 deri në 28 °C./Motilokal.com