Motilokal.com tregon se si do të jetë moti në Shqipëri dhe Kosovë gjatë kësaj jave

Motilokal.com tregon se si do të jetë moti në Shqipëri dhe Kosovë gjatë kësaj jave

Në vendin tonë sot dhe nesër pritet të mbizotërojë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell, ndërsa duke nisur nga e mërkura do të mbajë mot me vranësira dhe me reshje shiu.

Sot në Shqipëri do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të luhatën nga 20 deri në 32 °C.

E marta do të jetë me mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 20 deri në 31 °C.

Dita e mërkurë do të mbajë mot pjesërisht me re gjatë paradites, ndërsa pasdite me vranësira. Temperaturat do të sillen prej 19 deri në 31 °C.

Kosova vazhdon të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që kushtëzojnë mot me kthjellime dhe diell edhe ditëve të para të javës. Ndërsa nga e enjtja një fron i ftohtë nga Evropa qendrore pritet të depërtojë mbi Kosovë, duke sjellë reshje shiu të shoqëruara me bubullimë.

E hëna do të mbajë mot të nxehtë, të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 15 deri në 27 °C.

Dita e martë do të jetë me mot të ngrohtë, të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të luhatën prej 16 deri në 26 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pothuajse të kthjellët. Temperaturat do të sillen nga 15 deri në 28 °C./Motilokal.com