Google do të jetë pa karbon deri në vitin 2030

Google do të jetë pa karbon deri në vitin 2030

Google është e angazhuar të përdorë energji pa emetime karboni, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, deri në vitin 2030, njoftoi CEO i kompanisë, Sundar Pichai.

"Javën e kaluar shumë prej nesh u zgjuan nga një qiell portokalli në Kaliforninë Veriore për shkak të zjarreve të vazhdueshme. Shkenca është e qartë, bota duhet të marrë masa tani për të shmangur pasojat më të këqija të ndryshimit të klimës", shton Pichai.

“Angazhimi mjedisor i Google do të gjenerojë "mbi 20,000 vende të reja pune në energji të pastër dhe sektorë të lidhur, në SHBA dhe në botë, deri në vitin 2025", theksoi ai.

"Që nga viti 2017 ne kemi bërë që konsumi ynë i përgjithshëm i energjisë elektrike të përkojë me 100 për qind të energjisë së rinovueshme. Tani ne duam të shkojmë më tej: deri në vitin 2030 ne synojmë të veprojmë me energji pa karbon kudo, në çdo kohë”, deklaroi CEO i Google.

“Hapi i parë do të jetë përdorimi i energjisë 'pa karbon' 24/7 në të gjitha qendrat tona të të dhënave dhe kampuset nëpër botë. Kjo do të thotë që çdo email i dërguar Gmail, çdo pyetje që i drejtohet Motorit të Kërkimit, çdo Video e parë në YouTube dhe çdo kërkim në Maps për të gjetur rrugën më të mirë do të përdorë energji të pastër në çdo kohë të çdo dite", tha Pichai.

Ai tha se Google është e angazhuar për të investuar në teknologji që ndihmojnë partnerët dhe qytetet të bëjnë zgjedhje të qëndrueshme./Motilokal.com