Perëndimi i diellit në Vlorë nga syri i Motilokal.com

Perëndimi i diellit në Vlorë nga syri i Motilokal.com

Bregu i Lungomares në qytetin e Vlorës, të ofron një pamje spektakolare, sidomos në këto netë të fundit të verës, ku perëndimi i diellit të mahnit me pamjen e tij. Aty ku bashkohet deti Adriatik me detin Jon është një magji për këdo që e shikon nga afër magjinë e qiellit.

Lungomare e konceptuar si një hapësirë ku alternohen tre lloje lëvizjesh, ajo me automjete, me biçikleta, si dhe pedonalja, krijon mundësi që gjithkush të gjejë vetveten, në varësi të dëshirave, duke u dhënë përparësi këmbësorëve.

Një qytet me atraksione të shumta kulturore dhe historike, me detin e saj të mrekullueshëm të fton të kaloni momente të papërsëritshme relaksi dhe qetësie.

Vlora me brigjet e saj, Karaburunin, Sazanin, Llogoranë, Kalanë e Kaninës, Lagunën e Nartës, plazhet e shumtë, monumentet, prodhimet bujqësore dhe të detit është gjithnjë e më shumë e frekuentuar nga turistët vendas dhe të huaj.

Shijoni këto pamje magjepsëse të shkrepura nga fotografi i Motilokal.com në qytetin e bukur dhe historikë të Vlorës./Motilokal.com