Një ajsberg gjigant prej 315 miliardë ton shkëputet nga Antarktida

Një ajsberg gjigant prej 315 miliardë ton shkëputet nga Antarktida

Një ajsberg gjigant me madhësinë sa qyteti i Londrës është shkëputur nga Antarktida Lindore, sipas ekspertëve dhe vëzhguesve kjo shkëputje nuk ka ndodh për shkak të ndryshimeve klimatike.

Akulli mbulon një sipërfaqe prej 1.636 kilometër katror dhe quhet D28, tha Agjencia Australiane e Antarktidës. D28 llogaritet se përmban rreth 315 miliardë ton akull.

Ky është ajsbergu më i madh në më shumë se 50 vite. Madhësia e akullit kërkon që të monitorohet gjatë gjithë kohës dhe të gjurmohet pasi mund të përbëjë rrezik për anijet e transportit, transmeton The Guardian.

Akulli Amery ka një sipërfaqe lundruese prej 60,000 kilometra katror dhe uji depërton mbi 550 kilometra nën të.

Është ngjarja e parë më e madhe e ndarjes së akullit Amery që nga viti 1963-64 edhe pse shkencëtarët thanë se ata nuk besojnë se ishte e lidhur me ndryshimet klimatike.

Helen Amanda Fricker, profesoreshë në Institutin e Oqeanografisë me qendër në SHBA, tha që shkencëtarët së pari vunë re një ndarje në pjesën e përparme të akullit në fillim të viteve 2000 dhe kishin parashikuar se një ajsberg i madh do të shpërthente midis 2010 dhe 2015.

"Unë jam e entuziazmuar kur shoh këtë ngjarje pas gjithë këtyre viteve", tha ajo.

"Ne e dinim se do të ndodhte, por nuk e dinim saktësisht se kur do të ndodhte."

Akulli Amery është i treti më i madh në kontinentin akullnajor, i vendosur midis stacioneve kërkimore australiane të Davis dhe Mawson. /Motilokal.com