Një tjetër tërmet dridhi sot Tiranën

Një tjetër tërmet dridhi sot Tiranën

Ankthi, frika dhe pasojat që la pas tërmeti i para një jave vendin tonë, si duket nuk do të ndalet. Një tjetër tërmet ka dridhur sot Shqipërinë.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, rreth orës 14:22, është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.0, me epiqendër 21 kilometra në perëndim të Tiranës dhe 1 kilometër në verilindje të Shijakut. /Motilokal.com