Moti sot me diell, nga nesër me shi në Kosovë

Moti sot me diell, nga nesër me shi në Kosovë

Parashikimi i motit për ditë e sotme pritet të mbajë i ngrohtë dhe kryesisht me diell. Mirëpo, nga Atlantiku, një vorbull ciklonike gjatë ditës së enjte do të filloj të depërtojë mbi rajonin tonë, që do të sjellë reshje të shiut, vende-vende edhe intenzive.

Temperaturat për ditën e sotme do të lëvizin prej 16 deri në 24 °C. Era do të fryjë 3 m/s në drejtim të jug-jugperëndimit.

Ndërsa për ditën e enjte mëngjesi do të jetë pjesërisht me re, nga mesdita pritet të ketë reshje të mëdha shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin nga 13 deri në 20 °C. /Motilokal.com