Uragani Lorenzo ka goditur Ishujt Azores të Portugalisë, duke sjellë stuhi dhe erëra deri në 120 kilometra në orë. Valët e deti kanë arritur lartësinë deri në 25 metra, që mund të shiheshin rreth pjesëve të arkipelagut portugez, tha shërbimi meteorologjik i Portugalisë.
Lorenzo është stuhia më e fuqishme që është regjistruar deri më tani në veri dhe lindje në pellgun e Atlantikut dhe më parë ishte një uragan i Kategorisë 5, që sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve në SHBA është më i forti në Oqeanin Atlantik.
Fuqia e uraganit ka filluar të dobësohet, tani në Kategorinë 2, por ende mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme sot në Azoret.
Një operacion kërkimi dhe shpëtimi po zhvillohet për ekuipazhin e zhdukur të një varke që u përmbys në Atlantik. Një anëtar i ekuipazhit është konfirmuar i vdekur pasi trupi i tij u nxor nga oqeani. Tre janë raportuar të jenë shpëtuar ndërsa dhjetë janë ende të humbur.
Stuhia ka filluar të lëviz në veri në trajektoren e saj drejt Irlandës dhe Anglisë. /Motilokal.com