Fotografi të pabesueshme të bretkosave rivale që luftojnë për të drejtën e çiftimit

Fotografi të pabesueshme të bretkosave rivale që luftojnë për të drejtën e çiftimit

Këto fotografi të pabesueshme tregojnë dy bretkosa mashkull, rivalë në dashuri që luftojnë në një përpjekje të dëshpëruar për të fituar femrën e çiftimit.

Spektakli i rrallë erdhi mes bretkosave afrikane “dem” (bullfrog) të cilat mund të arrijnë deri në 25 centimetra gjatësi, transmeton The Sun.

The bullfrogs were captured battling it out for a lover

Një mashkull dominues u fotografua me këmbët në ajër ndërsa kapte mashkullin tjetër nga qafa.

Dashnorët e zellshëm madje tërhiqen nga këmbët në përpjekjet e tyre për triumf.

The two males went face to face

Në një tjetër imazh një prej meshkujve duket se kafshon këmbën e rivalit, teksa bretkosa më e dobët tenton të largohet drejt bregut të ujit për të shpëtuar.

Fotografi Temujin Johnson, kapi pamjet e rralla rreth 50 kilometra në veri të Polokwane, Afrika e Jugut.

The bullfrog fighting only happens a few days a year

Vetëm disa metra larg Temujin, një grup prej dhjetë brekosa demesh Afrikan ishin grumbulluar për të krijuar një bashkësi çiftimi.

Ai shpjegoi: "Ky spektakël ndodh vetëm një herë në vit nëse reshjet e shiut janë mjaft të mëdha.

The dominant male tried to grab its opponent's neck

"Duhet të formohen pellgje me të paktën gjashtëdhjetë deri në njëqind milimetra ujë në mënyrë që të nxirren demat e vegjël.

"Meshkujt dominues filluan luftimet për të vendosur kontroll mbi qendrën e pellgut.

The weaker frog getting its leg chomped on by the more dominant male

Pasi vendoset se cili është qendra e grupit, meshkujt nisin thirrjet e tyre të çiftimit, në formën e një gërgëllime të thellë që zgjat disa sekonda.

Fotografi shtoi: "Ndonjëherë, meshkujt më të rinj, të cilët përgjojnë skajet e pellgut, arrijnë të shkojnë të parët te femrat dhe ngjiten në shpinë.

The American bullfrogs can be ten inches long

Pak pas kësaj meshkujt dominantë vijnë për t’ua marë atë.

Bretkosat-dem të Afrikës janë speciet më të mëdha të bretkosave. Ato mund të lëshojnë deri në 4000 vezë dhe nganjëherë meshkujt hanë pasardhësit e tyre.

The amphibians fight for a female mate during the mating season

Gjatë sezonit të thatë, demat afrikanë do të hibernizojnë duke krijuar një fshikëze nga mukusi i tyre. Kur në sezonin e shirave guaska e mukusit zbutet, ato rizgjohen. Lufta për çiftim mund të zgjasë vetëm dy ditë në vit.

The keen lover pulled the other frog off its feet and down under the water

Fotografi thotë se qëndroi larg grupit të bretkosave për të mos i shqetësuar.

Following mating, female bullfrogs can lay up to 4,000 eggs - while males have been known to eat their offspring

“Por pas disa orësh ato ishin rehatuar me prezencën tonë dhe ne mund të merrnim pamjet që donim. Kur përfunduan shirat bretkosat u larguan duke nisur përsëri jetën solitare”, tha ai./Motilokal.com