Meteorologu grek jep alarmin: Në fundjavë Shqipëria pritet të goditet nga stuhi të fuqishme dhe rrufe

Meteorologu grek jep alarmin: Në fundjavë Shqipëria pritet të goditet nga stuhi të fuqishme dhe rrufe

Nga sot Shqipëria është përfshirë nga moti i ligë me vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin.

Gjatë ditës së sotme nga reshjet e mëdha janë përmbytur rrugët në disa qytete të vendit.

Një paralajmërim për reshje të mëdha shiu me era, rrufe e ka dhënë meteorologu grek Klearhos Marousakis, i cila njoftoi se gjatë të premtes dhe të shtunës priten që Shqipëria të goditet nga moti i ligë me stuhi të fuqishme, kryesisht në jug dhe veri-perëndim, të cilat sipas tij do të shkaktohen nga re të ngarkuara me shira të shumtë duke rrezikuar përmbytje të shumta.

Meteorologu grek jepi alarmin për Greqinë duke thënë se ata duhet të marrin masa, por siç duket edhe nga hartat e publikuara prej tij, reshjet masive do të vërehen fillimisht në territorin shqiptar gjatë të shtunës për të kaluar më pas në Greqi./Motilokal.com