Shirat e parë të vjeshtës sjellin përmbytje në Shqipëri

Shirat e parë të vjeshtës sjellin përmbytje në Shqipëri

Vjeshta ka nisur me reshje shiu, duke shkaktuar edhe përmbytje në disa qytete të Shqipërisë.

Shiu i dendur i orëve të para të mëngjesit ka përmbytur disa nga rrugë kryesore në Durrës. Përkatësisht rruga “Taulantia”, ajo e Shkozetit, e stacionit të trenit dhe kryqëzimi i stadiumit kanë pasur më shumë probleme.

Si pasojë e reshjeve janë krijuar radhë të gjata automjetesh në rrugë, në pikun e lëvizjes në mëngjes.

Nga reshjet e mëdha të shiu në Lezhë në lagjen Besa prej bllokimit të kanalizimeve rrugët janë përmbytur.

Ndërkaq në Konispol ka rënë breshër me kokrra sa një top pingpongu, duke shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore, që sipas njoftimeve janë dëmtuar rreth 30 për qind e prodhimit të agrumeve dhe ullinjve./Motilokal.com

FOTO/ Bie breshër sa një top ping-pongu në Konispol

Reshje të dendura shiu/Përmbytje në Lezhë, vështirësohet qarkullimi | Gazeta Fjala

Reshjet e dendura gjatë natës, përmbytje të shumta në Lezhë


FOTO/ Bie breshër sa një top ping-pongu në Konispol