Cila sezon është më e mira për të parë dritat veriore?

Cila sezon është më e mira për të parë dritat veriore?

Nga Alexander Kuznetsov

Shumica mendojnë se dimri është sezoni më i mirë për të parë dritat veriore. Mund të kemi drita të mira veriore në stinën e dimrit. Por në të vërtetë sezoni më i mirë është në vjeshtë dhe pranverë.

Kur netët ngadalë errësohen në vjeshtë, aurorat kthehen në qiellin e Arktikut. Zakonisht, aurorat e para të sezonit mund të shihen në Ivalo rreth fundit të gushtit. Muajt që pasojnë shtatori dhe tetori që janë muajt më të mirë për t’i parë Aurorat Boreale për shumë arsye!

Para së gjithash, aktiviteti i aurorës është zakonisht shumë më i lartë rreth ekuinokseve të vjeshtës dhe pranverës. Kjo është kur ne zakonisht i përjetojmë dritat më të ndritshme dhe spektakolare të veriut gjatë sezonit. Fusha magnetike e tokës kalon në pjesën më të madhe të erës diellore gjatë disa javëve përreth ekuinokseve. Kjo rezulton në frekuencën më të lartë të aurorave, edhe me mundësinë e stuhive të papritura. Aktiviteti më i lartë i aurorës gjatë ekuinoksave është dëshmuar statistikisht gjatë shumë dekadave.

Së dyti, kemi një mot të mahnitshëm në vjeshtë! Me siguri fillon të ftohet, rreth 0 °C deri në - 10 °C gjatë natës, por temperaturat zakonisht qëndrojnë mbi zero gjatë ditës. Ne jemi akoma larg nga ngricat e dimrit, dhe nëse e keni të vështirë të përballeni me të ftohtin, kjo mund të jetë koha më e mirë për ju që të udhëtoni në Lapland. Gjethet në stinë e vjeshtës gjithashtu janë shumë të bukur për t’u parë gjatë ditës me ngjyra të mahnitshme të verdhë, portokall dhe të kuqe.

Së treti, vjeshta është ende sezoni i turizmit në Lapland, por me i ulët se sezonat tjera. Sidoqoftë, në vjeshtë mezi mund ta shihni ndokënd këtu! Nëse jeni duke kërkuar që të relaksoheni dhe dëshironi qetësi, vjeshta është padyshim sezoni juaj!

Duke i ditur këto fakte, vendosa që të realizojë një vizitë në Aurora Village në Shtator të viti 2017. Parashikimi i aurorave ishte premtues, por moti ishte shumë i keq në Rovaniemi, qytetin tim, dhe kudo tjetër në Finlandë. Kam lajmëruar fshatarët në mënyrë që ata të më prisnin.

Unë mbërrita vetëm në kohën e darkës dhe kisha disa orë për t'u çlodhur pas udhëtimit tim.

Ora 11:00, qielli ishte i kristaltë e i qartë, por pa aurora. Fillva të shqetësohem pak!

Por më pas, në qiell u shfaqen dritat veriore me një ngjyrë të gjelbër e të zbehtë!

Brenda igloo xhami i mrekullueshëm i kabinës së aurorës në Aurora Village Ivalo Lapland Finlandë.

Dritat veriore po intensifikoheshin shpejt, dhe pas rreth 15 minutash, i gjithë qielli u bë i gjelbër!

Drita të mahnitshme veriore në aurora igloos në Aurora Village Ivalo Lapland Finlandë.  Foto nga Alexander Kuznetsov All About Lapland.

Unë së bashku me shefin e Aurora Village, z. Juha Tuunanen filluam të fotografonim atë natë, duke vrapuar nëpër fshat dhe nuk dinim se ku t’i vendosnim kamerat. Aurorat po ndryshonin drejtimin gjatë gjithë kohës dhe lëviznin shumë shpejt.

Drita të çmendura veriore mbi vilat aurora në hotelin Aurora Village Ivalo Lapland Finlandë.

Në një moment, një koronë e madhe u hap mbi kokat tona, dhe ne kemi parë ngjyra të bukura të verdhë dhe rozë, përveç gjelbërimit të zakonshëm!

Dritat veriore shkëlqejnë shkëlqyeshëm mbi xhamat e qelqit në Aurora Village Ivalo Lapland Finlandë.  Foto nga All About Lapland.

Fshati Aurora është fshati im i preferuar i dritave veriore në Laplandin Veriore, sepse çdo shtëpizë ka një pamje të bukur dhe të qartë të qiellit. Gjatë natës ju zakonisht mund t’i shihni aurorat në drejtimin verior, por gjatë një stuhie ato mund janë kudo edhe mbi kokat tuaja.

Duke parë dritat veriore nga igloo e qelqit aurora në Aurora Village Ivalo Lapland Finlandë.  Foto nga Alexander Kuznetsov / All About Lapland.

Atë natë arrita të realizojë edhe një video të vogël të dritave veriore që i kemi parë në atë natë. /Motilokal.com

Restorant në vendpushimin aurora Fshati Aurora në Ivalo Lapland

Stargazer Juha duke parë qiellin e yjeve në Ivalo Lapland Finlandë foto nga Alexander / Kuznetsov Aurora Hunting.

Dritat e bukura veriore në Ivalo Lapland Finlandë.

Aurora Borealis Juha Tuunanen Fshati Aurora Ivalo Lapland Finlandë.  Foto nga Alexander Kuznetsov / All About Lapland.