Sean dhe Brittany Tuohy, kishin planifikuar me përpikëri dasmën e tyre për gati një vit. Ata rezervuan një vend për t'u në Spokane të Uashingtonit, për të kurorëzuar martesë të shtunën e 28 shtatorit, duke shpresuar për një ditë të përsosur vjeshte, pasi ngjyrat e gjetheve në stinën e vjeshtës do të siguronin një sfond piktoresk për fotot që shfaqin dashurinë e tyre.
Por, befasia e dasmës së tyre ishte bora dhe erëra që frynin përreth tyre. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, thuhet se nuk mbahet në mend që gjatë shtatorit të ketë rënë borë në Spokane. Temperatura me lartë prej 45 gradë F ishte me 23 shtator. Rekordi i mëhershëm ishte 48 gradë i regjistruar në vitin 1881 për muajin shtator.
Ndërsa afrohej dasma, fotografi Jaime Denise Fletcher shikoi parashikimin e motit me ndryshim që ishte një tmerr. Ai i tha AccuWeather, "Fillimisht kisha shpresuar t'i çoja në majë të malit dhe të kisha tërë pamjet e pyjeve dhe gjetheve që binin pas tyre, por shpejt e kuptuam që nuk do të ndodhte!"
Ndërsa Fletcher ishte në dijeni të parashikimit të motit të keq, ai nuk e dinte se si do të rezultonte me stuhi.
"Kur arrita në fillimin të rrugës malore, filloi ndryshimi i temperaturave dhe përkeqësimi i motit ndodhi pothuajse menjëherë, unë tremba duke parë nusen dhe dhëndrin se mos ata do të shqetësoheshin", kujtoi ai.
Fletcher tha se parashikimet e sakta të motit janë thelbësore për planifikimin e shkrepjes se fotove.
Ai kishte sjellë çadra të tejdukshme të cilat ndihmuan...pak. Në fund të fundit, fjollat e borës dhe peizazhi i bardhë në dimër, janë perfekt për foto të dasmave, të cilat menjëherë u bënë virale dhe do të bëjnë një histori të mahnitshme për nipërit e tyre. Fletcher nuk mund ta besojë përgjigjen, duke i thënë CNN se ishte, për ironi, shkrepja me e shpejt e tij ndonjëherë.
Në mënyrë tipike, Fletcher do të shkrepte 300 foto në pak më pak se një orë. Këtë herë ai për rreth 10 minuta shkrepi 100 foto para se dasma të zhvendosej brenda për të festuar.
Për fat të mirë, Sean dhe Brittany e morën me shumë relaks stuhinë e borës, duke mos e prishur festën e tyre pavarësisht motit të keq.
"Ata qeshnin vazhdimisht. Brittany u befasua se gjithçka duhej të zhvendosej brenda, por ata e trajtuan situatën si normale dhe me të vërtetë janë njerëz të mahnitshëm."/Motilokal.com