Sërish dridhet toka në Shqipëri

Sërish dridhet toka në Shqipëri

Një termet i fuqishëm me magnitudë 4.0 i shkallës rihter është regjistruar në mbrëmjen e sotëm rreth orës 21:21 në Shqipëri.

Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, epiqendra e tërmetit ka qenë në qytetin e Lushnjës 1 kilometër verilindje dhe 36 kilometra në jugperëndim të Durrësit. Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 32 kilometra.

Kujtojmë se në mesnatë është regjistruar një tërmet 4.5 ballë, duke u pasuar me disa pasgoditje gjatë ditës.

Qytetarë të shumtë kanë raportuar se i kanë ndjerë dridhjet e tokës./Motilokal.com