Vranësira, shi dhe shkarkime rrufesh, kështu pritet të jetë moti në Kosovë

Vranësira, shi dhe shkarkime rrufesh, kështu pritet të jetë moti në Kosovë

Një ciklon i fuqishëm pritet të zhvillohet mbi Italinë veriore, ku gjatë natës të së premtes dhe së shtunës do të kaloj edhe mbi rajonin tonë, duke sjellë reshje të mëdha shiu të  shoqëruara me bubullimë.

Sipas parashikimit të Motilokal.com sot pritet të mbajë mot pjesërisht me re në orët e para të ditës, ndërsa pasdite me vranësira dhe vende-vende edhe reshje shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 13 deri në 24 °C.

Dita e shtunë do të jetë me reshje shiu të shoqëruara me era dhe bubullimë. Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 20 °C.

E diela do të mbajë mot pothuajse të kthjellët në mëngjes, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të luhaten nga 9 deri në 18 °C. /Motilokal.com