Stuhi dhe reshje shiu, ky është parashikimi i motit sot dhe fundjavë në Shqipëri dhe Kosovë

Stuhi dhe reshje shiu, ky është parashikimi i motit sot dhe fundjavë në Shqipëri dhe Kosovë

Një ciklon i fuqishëm pritet të zhvillohet mbi Italinë veriore, ku gjatë natës të së premtes dhe së shtunës do të kaloj edhe mbi rajonin tonë, duke sjellë reshje të mëdha shiu të shoqëruara me bubullimë.

Moti në Shqipëri për ditën e premte parashikohet të mbajë pjesërisht me re, nuk do të mungojnë as vranësirat me reshje shiu, kryesisht në zonë veriperëndimore priten edhe shtrëngata me rrebeshe dhe stuhi të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Po ashtu pritet reshje edhe në formë breshëri. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 18 deri në 27 °C.

Dita e shtunë do të jetë me vranësira dhe reshje shiu, mund të ketë edhe stuhi me era të forta. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 18 deri në 19 °C.

E diela do të mbajë mot në po thuajse të kthjellët mëngjes, kurse pasdite me mot pjesërisht me re dhe vende-vende reshje lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 14 deri në 21 °C.

Ndërsa sipas parashikimit të Motilokal.com në Kosovë sot pritet të mbajë mot pjesërisht me re në orët e para të ditës, ndërsa pasdite me vranësira dhe vende-vende edhe reshje shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 13 deri në 24 °C.

Dita e shtunë do të jetë me reshje shiu të shoqëruara me era dhe bubullimë. Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 20 °C.

E diela do të mbajë mot pothuajse të kthjellët në mëngjes, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të luhaten nga 9 deri në 18 °C./Motilokal.com