Pezullohet lundrimi detar në Vlorë, shkak moti i ligë

Pezullohet lundrimi detar në Vlorë, shkak moti i ligë

Lundrimi detar në Vlorë është pezulluar për shkak të motit të ligë. Sipas njoftimit të Portit të Vlorës tragetet e linjës Vlorë-Brindisi nuk do kryejnë itenerarin e zakonshëm, për shkak të motit të keq të shoqëruar me erë të fortë.

"Lundrimi detar është pezulluar edhe për mjetet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese. Forca e detit në gjirin e Vlorës shkon 5-6 ballë ndërsa në det të hapur shkon deri në 7 ballë", thuhet në njoftim./Motilokal.com