Raporti 24 orësh nga IKSHPK: 101 të shëruar dhe 46 raste të reja me COVID-19

Raporti 24 orësh nga IKSHPK: 101 të shëruar dhe 46 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratorët private, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së gjatë 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

IKSHPK njofton se numri total i rasteve pozitive është 15.379 raste nga 64.894 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 617 raste të vdekjes. 

Lajmi mirë është se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 101 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.088 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.674.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste,  komuna Gjakovë 5 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Ferizaj dhe Malishevë./Motilokal.com