Turqia në nëntor dërgon në hapësirë satelitin e gjeneratës së 5-të

Turqia në nëntor dërgon në hapësirë satelitin e gjeneratës së 5-të

Turqia është një nga 30 vende pronare të satelitëve, e cila më 30 nëntor do të dërgojë në hapësirë satelitin e gjeneratës së pestë Turksa 5A.

Në flotën e satelitëve aktivë Turqia aktualisht ka 3 satelitë të komunikimit dhe 3 satelitë të vëzhgimit.

Satelitët Turksat 3A, 4A dhe 4B, që janë satelitë aktivë, plotësojnë nevojat e komunikimit, ndërsa satelitët Gokturk-1, Gokturk-2 dhe Rasat ato të vëzhgimit.

Aktivitetet projektuese dhe prodhuese të satelitëve Türksat 5A dhe 5B u kryen në komplekset e kompanisë Airbus D&S në Francë dhe Britani të Madhe.

Sateliti Turksat 5A do të merret në dorëzim më 2 tetor dhe do të lëshohet në hapësirë më 30 nëntor, ndërkaq synohet që Turksat 5B të dërgohet në hapësirë në vitin 2021.

Me satelitët e rinj do të arrihet në një kapacitet të madh jo vetëm në transmetim, por edhe në aftësinë për të siguruar internet me rreze të gjerë nga sateliti.

Me lëshimin e satelitëve të rinj flota e satelitëve të Turqisë do të ofrojë shërbime në një gjeografi të gjerë përfshirë Azinë, republikat turke e deri në Kinë, Afrikë dhe Evropë./Motilokal.com