Alarm për përmbytje/ Bashkia e Vlorës apelon qytetarët që të shmangin lëvizjet me makina

Alarm për përmbytje/ Bashkia e Vlorës apelon qytetarët që të shmangin lëvizjet me makina

Bashkia e Vlorës u ka kërkuar qytetarëve që t’i shmangin lëvizjet me makina për shkak të stuhive me shira dhe erëra të forta.

“Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta”, ka apeluar Bashkia e Vlorës.

Më tej në njoftim thuhet se me paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje, na bëjnë të jemi të kujdesshëm ndërkohë që është pezulluar lëvizja e çdo mjeti lundrues.

“Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj! Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë”, thuhet në apelin e Bashkisë së Vlorës./Motilokal.com