Stuhia godet Shqipërinë/ Era e fortë shkul pemët dhe dëmtohen disa makina në Shkodër

Stuhia godet Shqipërinë/ Era e fortë shkul pemët dhe dëmtohen disa makina në Shkodër

Shkodra është përfshirë nga moti i ligë me reshje shiu dhe shtrëngata gjatë natës së kaluar. Si pasojë e motit të ligë ka pasur bllokime të disa rrugëve të qytetit nga rrëzimi i pemëve, por qarkullimi është hapur në orët e para të mëngjesit pas ndërhyrjes nga punonjësit e Bashkisë Shkodër.

Sipas njoftimit të Bashkisë së Shkodrës rreth 100 punonjës të Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizime dhe Shërbimeve kanë dalë në terren për menaxhimin e situatës.

“Ftojmë qytetarët të kenë kujdes gjatë 24 orëve pasi sipas sinoptikanëve situata do të jetë e shoqëruar nga mot me reshje dhe erëra të forta. Bashkia Shkodër është çdo minute në terren për t’iu përgjigjur nevojave të komunitetit”, thuhet në njoftim./Motilokal.com

FOTOLAJM/ Shihni pasojat e motit të keq në qytetin e Shkodrës