Stuhi shiu me era të forta, rrëzojnë pemët në Tiranë [Foto]

Stuhi shiu me era të forta, rrëzojnë pemët në Tiranë [Foto]

Tirana është përfshirë gjatë orëve të natës nga moti i ligë me reshje të mëdha të shiut dhe një stuhi me era të forta, e cila ka shkaktuar jo pak dëme duke rrëzuar disa pemë në rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit.

Sipas njoftimit të Bashkisë së Tiranës, punonjësit kanë dalë menjëherë në terren duke punuar për rikuperimin e dëmeve dhe në ndihmë të qytetarëve.

Sikurse shihni edhe nga këto foto, punonjësit e Bashkisë kanë punuar gjatë gjithë orëve të mbrëmjes dhe në mëngjes për të normalizuar situatën dhe për të eliminuar rrezikun për qytetarët.

“Stuhia e mbrëmshme ka rrëzuar dhjetëra pemë në shumë akse të qytetit! Nëse nuk keni punë urgjente, qëndroni në shtëpi gjersa akset të lirohen nga kolegët e Bashkisë së Tiranës. Tërmetet, shirat e stuhitë s'i ndalojmë dot, por mund të reagojmë pa panik për pasojat”, thuhet në apelin e Bashkisë së Tiranës drejtuar qytetarëve të saj./Motilokal.com