Drejtoria Detare apel për kujdes: Dallgët do të arrijnë deri në 3 metra lartësi

Drejtoria Detare apel për kujdes: Dallgët do të arrijnë deri në 3 metra lartësi

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka apeluar për kujdes të gjithë qytetarët e vendit për shkak të motit të ligë me shi dhe era të forta në zonën bregdetare të Adriatikut dhe Jonit.

Sipas njoftimit këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 53 kilometra në orë (33 milje) dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.8-3 m dhe perioda 6s. Vendi ynë do të përfshihet nga era të forta dhe shi në formë  rrebeshi me intensitet të lartë.

“Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuar të motit”, thuhet në apelin e Drejtorisë Detare./Motilokal.com