Vjeshta nis me borë në Slloveni [Foto]

Vjeshta nis me borë në Slloveni [Foto]

Një ciklon i fuqishëm që është zhvilluar mbi Itali, në mbrëmje dhe gjatë natës ka kaluar mbi rajon, duke sjell mot të ftohtë me rrebeshe shiu dhe era të forta.

Mirëpo, në disa zona malore tashmë kanë rënë edhe fjollat e para të borës.

Nga moti i ligë është përfshirë edhe Sllovenia, ku në viset malore ka rënë edhe borë.

Sipas mediave sllovene, reshjet e fundit vijnë për shkak të zhvendosjes së lëvizjes frontale dhe depërtimit të ajrit të ftohtë nga veriu i Evropës./Motilokal.com