Pasojat e motit të ligë në Bulqizë, rrëzohen disa pemë dhe ndërpritet energjia elektrike [Foto]

Pasojat e motit të ligë në Bulqizë, rrëzohen disa pemë dhe ndërpritet energjia elektrike [Foto]

Një stuhi e fuqishme shi dhe era të forta ka përfshirë tërë territorin e vendit, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Edhe qyteti i Bulqizës nuk i ka shpëtuar stuhisë që ka goditur vendin, ku era e fortë nuk ka kursyer as pemët në rrugën Qytet i Vjetër-Qytet i Ri ku siç shihet dhe nga pamjet janë rrëzuar disa pemë duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve.

Si pasojë e erës së fortë gjatë natës ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike. Burime bëjnë me dije se në disa njësi administrative të Bulqizës mungon akoma energjia elektrike. Sipas parashikimit të Motilokal.com, moti i ligë do të vazhdojë edhe përgjatë gjithë fundjavës./Motilokal.com