Në brigjet e Himarës gjendet një breshkë e rrallë [Foto]

Në brigjet e Himarës gjendet një breshkë e rrallë [Foto]

Në brigjet e Himarës është gjetur një breshkë e rrallë e llojit “kareta-kareta”. Ajo është e dëmtuar si pasojë e përplasjeve në shkëmbinj.

Breshka është marrë nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura ku do të kurohet, për t’u hedhur më pas sërish në det.

Kjo breshkë është mjaft e rrallë, por në vitet e fundit janë gjetur disa të tilla në bregdetin shqiptar./Motilokal.com