Moti në Kosovë, me vranësira, reshje shiu dhe bubullimë

Moti në Kosovë, me vranësira, reshje shiu dhe bubullimë

Fillimi i javës në Kosovë pritet të jetë nën ndikimin e fushave të presionit të ulët me mot të ndryshueshëm, freskët, reshje shiu të shoqëruara me bubullimë. Ndërsa nga e mërkura prite ngritje e lehtë e temperaturave dhe më shumë diell.

E hëna do të mbajë mot të freskët me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 15 deri në 20 °C.

Dita e martë do të jetë me mot pjesërisht me re në orët e para të ditës, ndërsa pasdite me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të luhatën prej 12 deri në 17 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pothuajse i kthjellët dhe pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen nga 7 deri në 16 °C./Motilokal.com