Moti i ftohtë që ka përfshirë të gjithë Evropën veriore pritet të vazhdojë edhe gjatë muajit tetor dhe nëntor para se të kthehen temperaturat mbi-normale gjatë muajit dhjetor, tha kompania për parashikimin e motit The Weather.
Sipas parashikimeve Evropa Jugore pritet të mbetet përgjithësisht me mot të ngrohtë se që është zakonisht nga tetori deri në dhjetor.
Ndërsa Britani të Madhe, në pjesën veriore të Evropës dhe në jug të Skandinavisë pritet të ketë reshje, e në jug të Evropës do të jetë më thatë.
Meteorologu Todd Crawford, nga kompania The Weather, shtoi se një pjesë e madhe e Evropës veriore gjatë muajve janar dhe shkurt të vitit të ardhshëm mund të përballet me dimër shumë më të ftohtë se nga ai i viti 2012. /Motilokal.com