Stambolli goditet nga një stuhi e madhe shiu dhe breshëri

Stambolli goditet nga një stuhi e madhe shiu dhe breshëri

Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë e Turqisë ka paralajmëruar banorët e Stambollit rreth përmbytjeve të mundshme pas reshjeve të mëdha dhe një stuhie të papritur breshëri që shkaktoi probleme dhe vështirësi në qytetin më të populluar të Turqisë.

Pjesa më e madhe e qytetit u përmbyt pas reshjeve të dendura të shiut që filluan rreth orës 11:00 të mëngjesit me kohën lokale.

Autoritetet thanë që reshjet e shiut pritet të zgjasin deri në mbrëmje, duke paralajmëruar vendasit që të jenë në vëzhgim për përmbytje të mundshme dhe goditje rrufe.

 Një makinë lëviz në një rrugë gjatë breshërit, në rrethin Üsküdar të Stambollit, Turqi, 29 shtator, 2020. (Foto AA)

Në rrethin Topkapı në anën evropiane të qytetit, dy makina dhe një minibus ishin përmbytur, ndërsa disa persona vrapuan për të shpëtuar ata që ishin bllokuar në automjete.

 Një shofer motoçikletash qëndron pranë një ndërtese apartamenti për të mbrojtur veten nga breshëri, në rrethin Üsküdar të Stambollit, Turqi, 29 shtator, 2020. (AA Photo)

Ndërkohë, në rrethin Arnavutköy, një treg ishte përmbytur plotësisht. Moti i ligë gjithashtu çoi në bllokim trafikun përgjatë arterieve kryesore, të tilla si autostradat TEM dhe D100, të cilat përshkojnë qytetin. Shërbimet e tramvajit në anën aziatike të Stambollit u ndaluan gjithashtu për pak kohë.

Autoritetet gjithashtu paralajmërojnë kundër reshjeve të mëdha në qytete të tjera, duke përfshirë kryeqytetin Ankara, ku guvernatori lëshoi një paralajmërim kundër përmbytjeve të shpejta të martën./Motilokal.com