Shitja e naftës në Norvegji bie për 12 për qind

Shitja e naftës në Norvegji bie për 12 për qind

Agjencia e Statistikave të Norvegjisë ka njoftuar se shitja e derivateve të naftës në vend ka rënë për 12 për qind, konkretisht në 635 milionë litra në muajin gusht në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton AA.

Po ashtu e bë e ditur se njëkohësisht shitja e benzinës është rritur për dy milionë litra.

Sipas njoftimit të Agjencisë së Statistikave shitja e naftës arrin 255 milionë litra, që paraqet rënie prej gjashtë milionë litra në krahasim me muajin gusht të vitit të kaluar.

Autoriteti i statistikave të vendit ka prodhuar të dhëna të mbledhura nga Ministria Norvegjeze e Tregtisë, Instituti Norvegjez i Naftës dhe kompanitë e naftës që nga viti 1973./Motilokal.com