Mot i kthjellët por i freskët, ky është parashikimi për sot dhe nesër në Shqipëri

Mot i kthjellët por i freskët, ky është parashikimi për sot dhe nesër në Shqipëri

Pas disa ditëve me stuhi, reshje shiu, era dhe bubullima e mot kryesisht të vranët, gradualisht mbi vendin tonë fillojnë të ndikojnë kushte të qëndrueshme atmosferike.

Sipas parashikimit të Motilokal.com sot në vendin tonë do të mbajë mot i freskët dhe i kthjellët. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 17 deri në 20 °C.

Dita e enjte do të jetë me mot pothuajse të kthjellët dhe vende-vend riga të lehta shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 14 deri në 21 °C./Motilokal.com