Vranësira dhe diell, njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në Maqedoni

Vranësira dhe diell, njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në Maqedoni

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe periudha me diell. Paradite do të ketë kushte për reshje të shiut në disa vende, ndërsa pasdite do të ulen vranësirat.

Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 14 deri në 19 °C.

E enjtja do të jetë me mot të kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 12 deri në 19 °C. /Motilokal.com