Pas ciklonit dhe rrebesheve të shiut, një fenomen i pazakontë parashikohet të ndodhë në Shqipëri

Pas ciklonit dhe rrebesheve të shiut, një fenomen i pazakontë parashikohet të ndodhë në Shqipëri

Pas ciklonit që goditi Greqinë, Italinë dhe rrebesheve të shiut në fundjavë e reshjeve të borës në alpe në disa pjesë të Europës, moti pritet të marrë një kthesë të fortë gjatë ditëve në vijim duke na bërë të përballemi me temperatura vere.

Sipas medieve greke rajoni pritet të pushtohet nga rryma ajri të nxehta me origjinë nga Afrika Veriore, të shoqëruara edhe me rërë që pritet të shkaktojnë një efekt të pazakontë në Shqipëri dhe Greqi duke sjellë temperatura 10 gradë më lartë se normalja.

Siç theksohet ky fenomen i pazakontë pritet të ndodh të shtunën dhe të dielën ku do të kemi mot krejt ndryshe nga ditët që lëmë pas./Motilokal.com