Amazon zbulon teknologjinë e re të pagesave pa kontakt

Amazon zbulon teknologjinë e re të pagesave pa kontakt

Kompania Amazon zbuloi një sistem të ri pagese biometrike pa kontakt për t’u mundësuar klientët të paguajnë vetëm me një lëvizje të lehtë të dorës.

Sistemi i quajtur “Amazon One” është një mënyrë e shpejtë, e përshtatshme, pa kontakt për njerëzit që të përdorin dorën e tyre për të kryer aktivitetet e përditshme si pagesa në dyqane, ose një opsion i kartës së besnikërie, apo hyrja në një vend si në stadium.

Gjiganti i teknologjisë amerikane tha se do të vendos sistemin në dy dyqane tregtare me pakicë “Amazon Go”, në Seattle të Uashington-it.

Amazon has a handful of physical grocery stores in the US, and plans to open some in the UK

Nënpresidenti i Amazon, Dilip Kumar tha se sistemi u zhvillua si "një mënyrë e shpejtë, e besueshme dhe e sigurt për njerëzit që të identifikojnë veten e tyre ose të autorizojnë një transaksion ndërsa lëvizin pa probleme gjatë ditës së tyre".

Kumar sqaroi, gjithashtu, se “Amazon One” mund të përdoret për hyrjen publike në stadiume ose hyrjen në vendin e punës për punonjësit.

Amazon hopes to expand the technology to stadiums, offices and other gated or secured locations in future

Njoftimi vjen pas rritjes së shpejtë në përdorimin e pagesave biometrike duke filluar nga verifikimi i gjurmëve të gishtave në smartphone deri te sistemet më të sofistikuara duke përdorur njohjen e fytyrës.

Grupi i Jeff Bezos ka në plan të shtojë teknologjinë në dyqane të tjera ushqimore në SHBA, si edhe t’ia shesë atë dyqaneve të palëve të treta, megjithatë nuk ka njoftuar për një partneritet të mundshëm./Motilokal.com