Klosi: Zhvillimi i industrisë së detit, për një Shqipëri më atraktive në fushën e turizmit

Klosi: Zhvillimi i industrisë së detit, për një Shqipëri më atraktive në fushën e turizmit

Zhvillimi i industrisë së detit është një prioritet për të ndërtuar një Shqipëri më atraktive në ofertën e saj turistike. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ishte sot në Durrës, nga ku diskutoi me operatorë turistikë detar mbi paketën ligjore të aktiviteteve turistike në det, turizmin blu dhe mbrojtjen e detit nga ndotja.

Në aktivitetin e zhvilluar në Portin e ri të peshkimit, Durrës, Klosi nënvizoi se janë miratuar deri më tani katër ligje për t’i dhënë rëndësinë e duhur turizmit detarë, teksa janë duke u diskutuar dhe po punohet për pr/ligje të tjera për t’i dhënë Shqipërisë një ofertë më të plotë turistike, duke i dhënë zhvillim industrisë së detit.

“Ka ardhur koha me urgjencë dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit se bashku me Ministrinë e Transporteve të ndjekë me shpejtësi ndërtimin e master-planit të vijës bregdetare ku dhe çfarë do të bëjmë me detin. Po ashtu doja t’ju bëja me dije dakordësinë e qeverisë shqiptare dhe të parlamentit shqiptarë për të kaluar në seancën e radhës plenare ligjin e ri të regjistrimit të mjeteve lundruese, duke u përpjekur që me politika qeveritare, ne të hapim komplet një botë të re për ekonominë e detit për marinën, për mënyrën se si do të funksionojnë ata në raport me institucionet shqiptare, marina detare”, tha Klosi.


“Do të doja të thoja se tashmë ne kemi miratuar 4 ligje të reja që kanë të bëjnë me turizmin detar me heqjen e TVSH-së për jahtet e marinat e regjistruara dhe pastaj me ligjin e ri që do të hartojmë dhe miratojmë se shpejti në Parlament për të rritur aktivitetet turistike potenciale në vendin tonë”, vijoi Klosi.

Ministri Klosi tha se për të patur mundësinë e ndryshimit të gjithë legjislacionit në përputhje me konventat evropiane dhe ndërkombëtare për ta bërë Shqipërinë një vend atraktiv në kuadër të këtij lloji biznesi për të pasur një ofertë të plotë turistike shqiptare të detit dhe tokës për të rregulluar ashtu si duhet turizmin Detar dhe turizmin që vjen nga deti për të ndërtuar në mënyrë të plotë, të saktë dhe natyrisht të mirë diskutuar hartat shqiptare ku do të zhvillohen aktivitetet e turizmit detar dhe ku do të zhvillohen aktivitetet e funksionimit të jetës së detit, çfarë do të jenë lehtësirat që na bëjnë një vend atraktiv në një vend konkurrues në raport me vendet e tjera të Bashkimit Evropian në raport me vendet e tjera të rajonit tonë që është një rajon shumë konkurrent në botën e detit.

“Veprimet që kemi ndërmarrë deri tani na bëjnë konkurrent në rajon, veprimet që kemi marrë na bëjnë që të kemi metodat më të modernizuara të kemi komunikim qoftë në raport të këtyre mjeteve te regjistruara në Shqipëri si dhe për të lundruar në Shqipëri. Por, gjithçka duhet ta bëjmë në respekt të mjedisit, pa shkelur rregullat mjedisore, pa dëmtuar mjedisin”, theksoi Klosi.


“Me dëshirën për të qenë kjo ekonomi sa më shumë pranë mbrojtjes së mjedisit ne kemi një mundësi të artë që duhet ta shfrytëzojmë në këtë moment të rifillimit të rizgjimit të marinave detare në vend të rizgjimit të industrisë së re të detit të raportit të ri të kësaj ekonomie me Shqipërinë qe ka të bëjë me trajtimin miqësor që kjo industri e re duhet të ketë me mjedisin. Ne i kemi të gjitha mundësitë dhe do të duhet t’i shfrytëzojmë këto mundësi që në kuadër të përafrimit të legjislacionit të BE por dhe në kuadër të përafrimit të administratave tona me administratat evropiane të tentojmë që të gjithë këto industri të e reja që krijojnë në Shqipëri të jenë në përputhje të plotë me ekonominë detare pro mjedisit, të jenë në përputhje të plotë me normat evropiane të mbrojtjes së natyrës, mbrojtjes së mjedisit dhe pak investime më shumë që na kërkohet tani për të ndërtuar këtë industri mund të na japë një avantazh të jashtëzakonshëm krahasuar me vendet e tjera të cilat kanë shumë probleme me këtë industri që është gjithmonë e kritikuar për sa i përket mbrojtjes së mjedisit dhe mbrojtjes së natyrës”, tha Ministri Klosi.

Duke diskutuar për këtë paketë të re ligjore në këtë ditë ndërkombëtare të bregdetit, shëndetit mjedisor dhe turizmit hapet dhe një diskutimi publik i gjerë me të gjithë aktorët, për një filozofi të re të detit./Motilokal.com