Vorbulla ciklonike nga Atlantiku pritet të depërtojë mbi Itali, e me të edhe një front i ftohtë, që do të kalojë mbi vendin tonë. Gjatë ditës priten reshje lokale shiu, vende-vende me mundësi edhe për bubullima.
Pas kalimit të frontit të ftohtë, në orët e mbrëmjes dhe nga dita e premte do të depërtojnë masa të ftohta ajrore, që do të zbresin ndjeshëm temperaturat e ajrit. Në fundjavë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell. Kohë pas kohe priten mundësi për riga lokale shiu.
Temperaturat për ditën e premte në Shqipëri, parashihet të lëvizin nga 17 deri në 22 °C. Moti për ditën e shtunë pritet të mbajë me shi. Temperaturat do të lëvizin prej 15 deri në 19 °C. Parashikimi i motit për ditën e diele do të jetë pothuajse i kthjellët. Temperaturat pritet të sillen nga 16 deri në 21 °C.
Parashikimi i motit për ditën e premte në Kosovë, mëngjesi me shi, ndërsa mesdita pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në °C.
E shtuna do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin nga 6 deri në 16 °C. Mot i ngjashëm pritet të mbajë edhe ditën e diele. /Motilokal.com