Zbulohet një prej planetëve më ekstreme të njohura

Zbulohet një prej planetëve më ekstreme të njohura

Shkencëtarët kanë zbuluar planetin që e konsiderojnë si më “ekstremin” që është parë ndonjëherë. Temperatura në sipërfaqen e këtij planeti është 3200 gradë Celsius.

Planeti është zbuluar falë teleskopit hapësinor “Cheops”. Studiuesit nga Universiteti i Bernës kanë kryer një studim të hollësishëm mbi këtë planet. Ata thonë se planeti orbiton përreth yllit HD 133112, që është një nga yjet më të nxehtë.

Ai është vetëm 50 metra, por që nga pika e vëzhgimit, në orbitë rreth Tokës që prej dhjetorit të kaluar, Cheopsi sheh larg.

Në këtë rast, eksoplaneti WASP-189b, që rrotullohet rreth yllit HD 133112, larg sistemit tonë diellor, 322 vite dritë larg, në konstelacionin Peshorja.


Çdo gjë është e jashtëzakonshme në këtë çift që i përket fisit të më shumë se 4000 eksoplanetëve të listuar deri më sot, trupa qiellorë që rrotullohen rreth një ylli tjetër përveç diellit, të identifikuar që nga i pari në 1995.

WASP-189b është një gjigant gazi tepër i nxehtë, i ngjashëm me Jupiterin. Në krahasim me distancën Tokë-Diell, ky planet i zbuluar së fundmi është 20 herë me afër me yllin e tij.

“Planetë si ky i quajmë ‘Jupiterë super të nxehtë’. Hekuri shkrihet në një temperaturë kaq të lartë, madje kthehet edhe në gaz. Ky është një nga planetët më ekstrem që ne njohim deri më tani”, është shprehur drejtuesja e studimit, Monika Lendl.

Për shkak se planeti është shumë larg, shkencëtarët nuk mund ta shikojnë atë drejtpërdrejt. Për këtë shkak, teleskopi “Cheops” përdor matje me saktësi të lartë për të zbuluar planetët./Motilokal.com